Art & Kulturë

Ylli i Hollywood tërhiqet nga aktrimi

Cameron Diaz, një prej aktoreve më të famshme dhe më të dashura të publikut, ka deklaruar se ka dalë në pension nga aktrimi.

Gjatë një interviste me Entertainment Weekly, Diaz foli edhe rreth karrierës së saj në botën e kinematografisë, ku e konsideroi veten jashtë këtij biznesi.

Unë aktualisht nuk po bëj asgjë. Jam gjysmë në pension, kam vite që nuk kam punuar në Hollywood”, është shprehur ajo.

Cameron Diaz e kemi parë për herë të fundit në “The Other Woman”, “Sex Tape” dhe në 2014 me “Anne”. Që prej atëherë, ajo është duke shijuar jetën bashkëshortore me burrin e saj, muzikantin Benji Madden.

Image result for cameron diaz husband

Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj

Por, kjo nuk do të thotë se aktorja ka hequr përfundimisht dorë nga Hollywood. Ajo ndoshta mund të rikthehet shumë shpejt në ekranet televizive, nëse i vjen ndonjë ofertë bujare nga Netflix, Amazon e të tilla, pasi nuk duhet të harrojmë se para 5 vitesh ajo u rendit si “Aktorja femër më e paguar në Hollywood”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).