“Yjet e së ardhmes” nga Edmond Topi, premierë në kinematë e kryeqytetit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Filmi më i ri shqiptar, “Yjet e së Ardhmes”, do të shfaqet premierë prej datës 14 dhjetor e enjte, në Kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplexx.

Me regji nga Edmond Topi dhe një kast fantastik aktorësh, filmi trajton historinë e Robit 40 vjeçar, i cili e konsideron veten si një artist “të pashpërthyer” ende.

Robi prej vitesh prodhon muzikë, por ende nuk është bërë i njohur. Ai mendon se kjo mundësi do t’i krijohet nëse, së bashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri”, arrin të fitojë konkursin kombëtar “Yjet e së ardhmes”. Por asgjë nuk do të shkojë sipas planit, kur një sherr në një lokal e çon atë drejt rrezikut për burgim.

Ky film do të shfaqet çdo ditë në këto kinema, në orare të ndryshme, nga data 14 deri në 20 dhjetor, ndaj nxitoni të rezervoni biletat tuaja, për të parë këtë prodhim të kinematografisë shqiptare.

Aktorët: Gazmend Paja, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Elia Zaharia, Ema Andrea, Karafil Shena, Sadush Ylli.

Trailer i filmit: https://www.youtube.com/watch?time_continue=119&v=WRUK8Ng_xzQ

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.