WORKSHOP MJEDISI DHE SHËNDETI

Organizata INAC ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e përmbyllës të nismës “I’m Healthy” në kuadër të projektit “Të jetuarit shëndetshëm”. Ky aktivitet do të zhvillohet në formën e një workshopi me 30 të rinj pjesëmarrës mbi tematikën “Mjedisi dhe Shëndeti”.

Workshop-i do të zhvillohet në datën 4 Dhjetor, ora: 11:00 në Krastë, Elbasan.
Përgjatë këtij workshopi, të rinjtë do të informohen dhe ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit nga ekspertë të fushës, aksion i mbjelljes se pemëve në zonë dhe lojëra interaktive.

Ftohen të marrin pjesë:
– të rinjtë nga qarku i Elbasanit dhe Tiranës
– mosha 15-29 vjec
– të gatshëm të jenë pjesë e aktiviteteve në vazhdim të projektit
– të jenë të motivuar për t’u njohur dhe për të venë në zbatim modelet e të jetuarit shëndetshëm.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë
Tiranë.

🔗 Link in bio
Afati i fundit i aplikimit është data 01/12/2022