WhatsApp nuk do të funksionojë më për këto sisteme operimi celularësh

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

 

WhatsApp ka vendosur se duke filluar nga data 31 dhjetor, nuk do t’i ofrojë më shërbimin e tij sistemeve të vjetra operative. Nga ky vendim preken Blackberry Os & Blackberry 10, si edhe Windows Phone 8.0.

Ky aplikacion do të vazhdoj të përdoret nga përdoruesit e këtyre celularëve, por ata do ta kenë të pamundur që të krijojnë llogari të reja whatsapp-i apo të rikonfigurojnë llogaritë ekzistuese.

Gjithashtu, WhatsApp ka lajmëruar se aplikacioni i tij mund të dal nga funksionimi në çdo kohë tek këto sisteme, duke i bërë thirrje Windows & Blackberry të përditësojnë sistemin e tyre operativ.

Arsyeja e këtij ndryshimi erdhi pas disa keqfunksionimeve që WhatsApp ka pasur në këto telefona, të cilët nuk i suportonin dot përditësimet e reja të tij. Ndërkohë, për përdoruesit e Windows Phone 8.1 dhe lart, ai do të vazhdoj të funksionojë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj