Art & Kulturë

VOX MACHINA

Turbina është nga investimet e rëndësishme të Ministrisë së Kulturës, një nga kantieret e vetme me një histori të çuditshme. Ka nisur “jetën artistike” akoma në ndertim e sipër. E nisi me Mediterranea 18 – Young Artists Biennale, ku artistët shqiptarë e ndërkombëtarë u dashuruan me format e vëllimet e skenës së Turbinës, vazhdoi me forumin Forum Rebirth Tirana / Love Difference – i Mediterranei në idenë e Cittadellarte-Fondazione Pistoletto dhe tani ky kantier hyn në një bashkëjetesë artistike me një koncept nga artisti Sadik Spahija titulluar “Vox Machine” ideuar për këtë skenë , kuruar nga Edi Muka në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes, tingullit.

Kjo ekspozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës, në ndërtesën e vetme që mirëpret “Art”, ende pa lindur akoma.

“VOX MACHINA” nga Sadik Spahiu me kurator Edi Muka

Hapja ditën e mërkure ora 18 :00 datë 1 Nëntor 2017;

Konferenca për shtyp më datë 31 tetor ora 11.00 , TURBINA

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).