Vjen taksia e parë që fluturon

Prodhuesi gjerman i avionëve “Volocopter” ka shfaqur për herë të parë modelin e taksisë ajrore në Singapor, me shpresën se ky i fundit do të bëhet vendi i parë që do të lejojë këtë shërbim që në vitin 2021.

Prototipi u nis nga Marina Bay dhe fluturoi në këtë zonë për rreth një minutë para se të kthehej në vendin e nisjes.

Prototipi “Volocopter 2X”, i ngjason një helikopteri të vogël, me 18 helika.

“Volocopter 2X” mund të mbajë një pilot dhe një pasagjer në distanca deri në 30 kilometra, mund të ngrihet e të ulet vertikalisht, funksionon me energji elektrike dhe nuk ka emetime gazrash.