Vjen në kryeqytet një prej Dj më të njohur ballkanas, Marko Nastic

Një nga të parët ballkanas i njohur në çdo cep të botës, është Marko Nastic, i cili vjen posaçërsht në kryeqytet me një super performancë këtë të shtunë, tek Discobox.

Fama e tij vjen falë dj seteve maratonike me 3 gramafona që kanë bërë menjëherë për vete të gjithë ata që e kanë parë dhe dëgjuar. Me më shumë se 200 tituj mbi shpinë, në labelat më të njohura ndërkombëtarisht, Markon do ta gjeni më 21 prill, për herë të parë në Tiranë.

Mos e humbisni, prej orës 23:55 – 6:30. Festojeni fundjavën ashtu siç doni!