Vjen festivali i teatrove TK-Rin Art 2018

Teatri Kombëtar në bashkëpunim me shkollat e mesme të Tiranës, prezanton për publikun Kalendarin Artistik të Festivalit të Teatrove “TK-Rin Art 2018”.

Nën kujdesin e regjisorëve Benada Mulla, Xhuliano Brisku, Algiona Aga, Kriks Dumo dhe me mbikqyrjen e drejtorëve artistikë, në skenë do të ngjiten disa prej veprave të njohura të dramaturgjisë botërore, që do të interpretohen nga talentët e rinj.

Shfaqjet teatrale të përgatitura nga studentët e gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Harry Fultz”, “Sandër Prosi”, “Petro Nini Luarasi”, “Abdulla Keta” dhe “Ismail Qemali”, do të luhen në skenën e Teatrit Kombëtar prej datës 26 e deri më 31 mars, ora 13:00.