Vjen dokumentari kushtuar Luan Hajdaragës

Mbrëmjen e sotme është shfaqur dokumentari kushtuar figurës së Luan Hajdaragës. Dokumentari, i cili i kushtohet profesorit, politikanit dhe legjislatorit të njohur në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, vjen me skenar dhe regji të publicistit Anxhelo Xhaçka.

Luan Hajdaraga ishte një personalitet i shquar politik, akademik, kulturor dhe shoqëror. Si bashkëthemelues i Partisë Socialiste, ministër dhe diplomat i shquar, legjislator, akademik dhe figurë e spikatur shkencore dhe shoqërore, Luan Hajdaraga kishte mjaft cilësi e virtyte. Por, mbi të gjitha, vlera e tij më e madhe dhe më e njohur qëndronte në faktin se ai ishte mik i të gjithëve. Luan Hajdaraga ka merita të mëdha në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe arsimit shqiptar, modernizimin dhe reformimin e jetës politike e shoqërore.