Vizitoni shpellën e Pëllumbasit këtë fundjavë

Travel to Discover Tirana nën kujdesin e Eco Albania Adventure, do të organizojnë një udhëtim për në Shpellën e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit këtë të diel.

Christine Varkendim Jannode, një vajzë nga Gjermania, është udhëheqësja e këtij turi, duke i ftuar të gjithë të apasionuarit pas natyrës, të jenë pjesë e kësaj dite.

Related image

Nisja bëhet tek Pallati i Kongreseve, stacioni i biçikletave Ecovolis, më 15 prill, ora 09:00 Am. Prej andej do të niseni drejt një destinacioni të zgjedhur nga Varkendim. Gjithashtu do të ketë kohë edhe për një piknik në natyrë. Kostoja e aktivitetit është vetëm 990 lekë.