Art & Kulturë

Vijon restaurimi i Monumenteve të Kulturës, Himara destinacioni i rradhës

Në Qendrën Historike Himarë do të zhvillohet prej datës 2 deri më 15 shtator 2018, një kamp restaurimi 2-javor, si pjesë e projektit “Restoration of Historic Church and Conservation of Rural Heritage”.

Ky projekt organizohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me organizatën “European Heritage Volunteers” e GIZ Albania, në kuadër të vitit evropian për Trashëgiminë Kulturore EYCH 2018 #EuropeForCulture.

Në kampin e restaurimit, pjesëmarrësit do të angazhohen në punë konkrete restauruese, në një objekt të përzgjedhur në Qendrën Historike Himarë, Kisha e Sergjit dhe Bakut, nën dejtimin teknik të stafit të specializuar të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë.

Rreth 14 restautorë nga vende të ndryshme të Evropës, që janë profesionistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore, do të marrin pjesë në këtë kamp, duke përfshirë edhe 4 pjesëmarrës nga Shqipëria.

Të dhënat mbi aplikim në këtë projekt do të publikohen më vonë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).