VIDEO/ Publikohet klipi i këngës që do të na përfaqësojë në Eurovision

Këngëtari i famshëm Eugent Bushpepa, do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e këtij viti të Eurovision me këngën “Mall”.

Dje është hedhur në Youtube klipi zyrtar i kësaj kënge, i cili do të konkurrojë në mesin e të gjitha shteteve evropiane, në edicionin e këtij viti të Eurovision, që do të mbahet në datat 8-12 maj në Lisbonë të Portugalisë.

Në këtë klip spikasin motivet shqiptare, siç janë xhubleta, daullja dhe fustanella, të cilat përfaqësojnë krahinat e vendit tonë. Kjo video është realizuar me ide e regji të Ajola Xoxës dhe fotografi nga Arianit Gjonbalajt.

Shikojeni më poshtë: