Video/ Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

“Marrowbone” është një film i zhanrit horror, me regji të Sergio Sanchez, i cili do të shfaqet në kinematë Millenium, Cineplexx dhe Imperial më datën 11 janar.

Ky film trajton historinë e një djali të ri, i cili së bashku me katër motrat dhe vëllezërit e tij, kanë ruajtur sekretin e vdekjes së nënës së tyre, në mënyrë që të qëndrojnë së bashku. Megjithatë, gjithçka do të ndryshojë kur ata fillojnë të përndiqen dhe torturohen nga një prezencë e ligë që shfaqet në shtëpinë ku ata jetojnë.

Trailer i “Marrowbone” :

“Santa Wrap – Merry Christmas Mr. Andersen” është përralla klasike e Alf Proysen, rreth historisë së marangozit që dashuron Krishtlindjet, i cili përpiqet t’i bëjë tre fëmijët e tij të besojnë tek plaku i vitit të ri, kur ai ndërron vendet me të në vigjilje të Krishtlindjeve për ta bërë festën e veçantë.

Ky film i zhanrit familjar dhe aventurë do të shfaqet në 11 janar tek kinema Cineplexx.

Trailer i “Santa Wrap – Merry Christmas Mr. Andersen” :

Ndërkohë, vazhdojnë shfaqjen në të treja kinematë, filmat: “Ferdinand”; “Jumanji: Welcome to The Jungle”; “The Greatest Showmen”; “Molly’s Game”; dhe vetëm tek Cineplexx: “Madame”; “Father Figures”; “Daddy’s Home 2”; “Murder on The Orient Express”.