Art & Kulturë

VIDEO/ Monumentet e Kulturës bëhen destinacioni i vizitorëve të shumtë

Viti 2018 ka nisur mbarë për monumentet kulturore shqiptare, të cilat kanë pasur një rritje të numrit të vizitorëve gjatë fillimit të vitit të ri.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e saj në Facebook, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, është shprehur e kënaqur për rritjen e vizitave në këto vende, duke e krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

“Dita e mbarë duket që në mëngjes. Shumë premtues 2018 për turizmin kulturor në Shqipëri që në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Sfida është e madhe, përgjegjësia po aq”, është shprehur ajo.

Në videon e bashkangjitur tregohet rritja e numrit të vizitorëve, ku duke analizuar periudhën janar-shkurt të 2017 & 2018, ky numër i vizitave në muze është rritur nga 5.960 në 14.154, në parqe është rritur nga 3.534 në 5616 vizitorë dhe në kala është rritur nga 4.581 në 7.122, duke shënuar kështu një rritje me të vërtetë domethënëse.

Promovimi, hapja e muzeve të rinj, investimet, fushata të ndryshme të inciuara nga Ministria e Kulturës, aplikimi për herë të parë i Biletarisë Elektronike, si dhe shpallja e 2018-ës si Viti i Skënderbeut duket se kanë ndikuar në një numër të shtuar vizitorësh në monumentet e kulturës.

https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/videos/vb.1274577004/10216046084046284/?type=2&video_source=user_video_tab

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).