Art & Kulturë

Video/ Klip promocional për rritjen e turizmit në qytetin e Mitrovicës

Këto ditë është publikuar një video promocionale e qytetit të Mitrovicës në Kosovë, qëllimi i së cilës është përmirësimi i imazhit të këtij qyteti kontravers në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky klip është realizuar nëpërmjet platformës online Mitrovicaguide.com dhe me mbështetje nga qyteti, të cilat synonojnë që të rrisin nivelin e promovimit të potencialeve dhe anëve pozitive në qytetin e Mitrovicës dhe rrethinat e saj. Vidioja është shpërndarë në mediat sociale e youtube dhe pritet të transmetohet edhe në tv.

Në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore në regjionin e Mitrovicës”, janë realizuar edhe harta orientuese turistike, si dhe katalogu me fotografitë më të bukura të realizuara gjatë vitit të kaluar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).