Video/ Këngëtarë e gazetarë sjellin urimin e këtij fundviti me “Në Tren për në Përzëren”

Tashmë është bërë traditë që Top Channel të vij çdo fundvit me nga një këngë shqiptare, për të uruar publikun për festat e Vitit të Ri & Krishtlindjet.

Këtë vit, ata kanë zgjedhur këngën e famshme “Në tren për në Përzëren”, në videoklipin e së cilës, shikojmë gazetarët dhe prezantuesit e njohur të këtij televizioni, si: Luana Vjollca, aktorët e Portokallisë, Arbana Osmani, Eneda Tarifa, etj.

Por, ajo çfarë vihet re, është edhe prania e këngëtarëve të njohur shqiptarë, siç janë: Aleksandër Gjoka dhe Miriam Cani.

https://www.youtube.com/watch?v=7cNUKc3X6E0