Art & Kulturë

VIDEO / Arinjtë zbresin në Korçë e Pogradec

Teksa më shumë se 1.4 milionë njerëz në të gjithë botën janë sëmurur me virusin korona, Toka po “shërohet” dhe me hapa shumë të shpejta.

Këto muaj kanë treguar edhe një herë se çfarë aftësie të mrekullueshme ka natyra për t’u rigjeneruar nëse ne i krijojmë mundësitë.

Matjet e bëra tregojnë një ulje të konsiderueshme të ajrit, në Italinë Veriore në Kinë dhe në Evropë përgjithësisht. Veç ajrit, janë pastruar edhe ujërat në kanalet e Venecias ku janë kthyer mjelmat dhe delfinët.

Edhe në një qytezë në Britaninë e Madhe, ndërsa njerëzit rrinë të mbyllur, një tufë dhishë të egra kishin zbritur për t’u ushqyer.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në një fshat në Korçë, raporton ‘Abc’. Ndërsa njerëzit vijojnë të rrinë mbyllur, dy arinj të murrmë u shfaqën sot në zonën e mbrojtur “Guri i Nikës” Pogradec.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).