Video/ Aktori shqiptar, pjesë e serialit të BBC-së

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Orli Shuka është aktori shqiptar që është bërë pjesë e serialit më të madh dhe më të vjetër të BBC-së, “EastEnders”, i cili ka 33 vjet që transmetohet në televizionin britanik.

Shuka, i cili jeton prej 20 vitesh në Londër, luan në episodet e transmetuar në tre ditët e para të janarit, ndërkohë që producentët e BBC-së i kanë ofruar vazhdimin e rolit të Robertit në episodet e ardhshme, madje me aktorin kryesor të telenovelës së famshme britanike, duke filluar xhirimet në 15 Janar.

Roli im në këtë telenovelë emblemë të BBC-së është padyshim roli më i madh në industrinë britanike të filmit dhe më interesanti, duke patur parasysh shikueshmërinë e saj, një telenovelë që ndiqet në BBC nga mbi 6 milionë shikues çdo mbrëmje”, ka thënë ai në një intervistë për Top Channel.

Orli Shuka, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuka, i njohur për rolin e tij të spikatur në komedinë “Shi në plazh”, ka një karrierë të suksesshme në kinematografinë britanike, duke luajtur në 6 filma deri më sot, si dhe në disa vepra teatrale, siç ishte së fundmi në Teatrin e Manchesterit. Ai është produkt i Akademisë Shqiptare të Arteve në Tiranë, përpara se të vendosej në Londër.

Shuka ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me aktorin me famë botërore, Brad Pitt, në filmin “War Machine” apo edhe në filmin “Hyena”. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e filmit “Big Dog”, i cili ka fituar çmim në festivalin e filmit BFI në Londër.

“EastEnders” 2 janar 2018:

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj