Art & Kulturë

Vetëvrasësi vjen në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar sjell në skenë në datat 24-25-26-27 Maj tragjikomedinë “Vetëvrasësi”, një bashkëprodhim i realizuar me Teatrin A. Z. Çajupi, Korçë. Një i ri, i papunë, Semion, beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë instrumentin tuba. Por, plani i tij dështon dhe ai vendos të kryejë vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të përfitojë nga mjerimi i Semion duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për të fituar para. Në këtë pikë, Semion e gjen veten duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, të arteve, të punëtorëve etj. Gjatë rrjedhës së ngjarjes, secili personazh zbulon anën më të keqe të personalitetit të tij, e gjitha e mbuluar me një tis humoristik.
Tragjikomedi nga: Nikolai Erdman
Regjia: Sulejman Rushiti
Kostumografia: Bernarda Gjata
Muzika : Ardian Jorgji
As. Regjisore: Paola Kodra
Interpretimi: Neritan Licaj, Elia Zaharia Zogu, Zamira Kita, Olta Gixhari, Klodjana Keco, Albano Prodani, Paola Kodra, Shkelqim Jaupi, Mateus Frroku, Belliu Blerta, Ilda Pepi, Valentino Hamati, Antonio Tole
Vokal: Laxarela Deti
Instrumentistë: Nexhildo Sula, Edi Qesaraka

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).