Vesa Luma rendit 11 gjërat e bukura të karantinës

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, ka qenë tejet aktive gjatë kësaj kohe, me mesazhe dhe video të ndryshme inkurajuese. Nga Zelanda e Re, këtë herë ajo ka shpërndarë një foto me Big Bastën dhe Lianin dhe tregon 11 gjërat më të bukura të karantinës së saj.

“Si u zgjuat sot? Ne kemi filluar të rendisim gjërat e bukura të karantinës:
1. Po e shijojmë Lianin në maksimum
2. Po e duam njëri-tjetrin më shumë
3. Po ja dijmë vlerën shëndetit më shumë
4. Jemi bërë kuzhinierë më të mirë
5. Po lajmë duart 700 herë në ditë
6. Po lexojmë më shumë
7. Po hajmë shlirë tani që e dijmë që nuk ka me pas presione (nuk po e teprojmë sepse me brumin akoma jemi minus)
8. Po shohim filma më shumë
9. Po ushqehemi me vitamina më shumë
10. Kemi mësuar mjekësinë
11. Jemi bërë produktiv (kemi dy këngë gati)… Pak shaka pak të vërteta, gjithsesi po mundohemi t’ia shohim anën pozitive #coronavirus. Po ju? Si i keni punët? Cila është gjëja më pozitive?”, ka shkruar ajo.