Art & Kulturë

Vero, kundërshtari i fortë i Facebook & Instagram

Njësoj si Facebook e Instagram, Vero ofron një platformë për të postuar statuse dhe foto, si edhe për të komunikuar me miqtë.

Shumë e konsiderojnë këtë aplikacion si “Instagrami i ri” dhe “Vrasësi i Facebook”; Në ndryshim nga këto dy rrjete sociale, Vero ofron disa opsione më pak e më shumë.

Zëdhënësit e kompanisë Vero kanë deklaruar se “Ky aplikacion ofron një ndërlidhje më autentike dhe të vërtetë”.

Kështu, në këtë platformë nuk ka vend për reklama, prandaj përdoruesit duhet të paguajnë një shumë të vogël vjetore për ta shkarkuar Veron. Megjithatë, 1 milion shkarkuesit e parë do ta përfitojnë këtë aplikacion falas, ndaj kjo ka shkaktuar që Vero të vendoset në vend të parë të aplikacioneve të shkarkuara në App Store.

Për më tepër, kryefaqja shfaqet në rend kronologjik, një opsion mjaft i dashur ky në krahasim me Facebook e Instafram. Përdoruesit e këtij aplikacioni kanë mundësi që të zgjedhin personat që do t’i shikojnë postimet e tyre. Ato mund të jenë publike ose të shfaqen vetëm tek një rreth i ngushtë shoqëror.

Gjithashtu, secili person mund të ketë listën e shokëve dhe listën e ndjekësve. Në Britaninë e Madhe me mijëra njerëz kanë shkarkuar brenda natës këtë aplikacion, duke e bërë Vero një sensacion.

Por, a do ta mposhti Vero përgjithmonë Facebook-un e Instagramin, duke u marrë audiencën e tyre? Kjo mbetet për t’u parë…

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).