“Vdiq mbreti, rroftë mbreti” premierë në Teatrin Kombëtar

Ky vit i ri në Teatrin Kombëtar do të çelet me veprën “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, e cila do të shfaqet premierë në datën 13 janar.

Kjo komedi nga Ferdinand Hysi dhe me regji të Elma Doresi, do të sjelli në skenën e teatrit disa aktorë të mirënjohur shqiptar, si: Raimonda Bulku, Devis Muka, Klea Huta, Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj dhe Dritan Boriçi.

Skenograf: Drini Shehu
Kostumografe: Laedia Hajdari
Kompozitor: Elgit Doda
As/regjisor: Ermela Ruri

Trailer i “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”: