Art & Kulturë

“Vallja e Fitores”

Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza e fëmijë të veshur me kostume tradicionale, do të vijnë në Shqipëri për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane.

Ky manifestim mban emrin “Vallja e Fitores” dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali.

Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekuj është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill, festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.

Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët, u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë.

Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores,- ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.

Grupi arbëresh do të mbërrijë në Krujë më 22 Prill, në orën 16:00, ku do të bëjnë një vizitë në formë parade nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, përmes Pazarit e deri brenda në Kështjellë. Më pas, do të festojmë së bashku me këngë e valle arbëreshe!
[codepeople-post-map]

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).