Art & Kulturë

Turi i festave tradicionale “Hajd Dalim Nga Myzeqeja ’20”

“HAJD DALIM NGA MYZEQEJA ‘ 20” është turi i festave tradicionale në fshatrat më të spikatura në tradita, trashëgimi, bukuri natyrore, agroturizëm dhe vlera në Bashkinë e Fierit. Këto festa nisin në muajin prill dhe përfundojnë në muajin dhjetor.

Ky tur është në vitin e 5-të të tij. Nga viti në vit, Turi tradicional është pasuruar me festa të reja dhe me larmishmëri të aktiviteteve të tyre.

Në vitin 2020, turi “Hajd Dalim nga Myzeqeja 2020”, do të shkojë në 6 fshatra të ndryshme të Bashkisë së Fierit: Kafaraj, Seman, Pojan, Grecalli, Libofshë dhe Cakran, do të qëmtojë në sënduqet e gjysheve nektarin e traditave myzeqare dhe do të sjellë festat më të bukura të tyre.

1. Festa e Luleshtrydhes 24 prill, Frakull, Fier
2. Guna me Rrëke Festë 15 ose 16 maj, Seman, Fier
3. Festa e Valëve 30 maj, Pishporo, Fier
4. Festa e Grurit 12 ose 13 qershor, Pojan
5. Festa e Kabunisë 18 ose 19 shtator
6. Verë dhe Saze Festë 2 ose 3 tetor, Libofshë
7. Festa e Gjelit të Detit 4 ose 5 dhjetor, Cakran

Festat tradicionale do të sjellin traditat më të bukura të fshatrave, ndërthurur me bukuritë natyrore dhe gatimet tradicionale plot shije.

Ato do të krijiojnë në tërësi një manifestim madhështor të traditave myzeqare, të artizanatit, zakoneve të kësaj zone, e cila dallohet për mikëpritje, bujari, folklor, per kenge e valle te papara dhe bukuri natyrore.

Këtë vit, Turit Tradicional i shtohet Festa e Kabunisë, e cila zhvillohet për herë të parë nga Bashkia e Fierit. Është festë që promovon kulinarinë myzeqare, e cila shquhet për bollëkun e produkteve vendase në të, shkrirë me mikpritjen dhe buzëqeshjen që i karakterizon banorët ruralë të Fierit.

Festa ka në qendër gatimin e kabunisë një ëmbëlsirë myzeqare e lidhur ngushtë me gëzimet më të qënësishme të familjes myzeqare, atë të dasmave. Për këtë arsye gatimi i saj lidhet ngushtë me shumë këngë e valle folklorike të Myzeqesë.

Të gjitha festat këtë vit do të kenë risi në mënyrën e sjelles së traditës dhe festës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).