Art & Kulturë

Tribut për Elton John, së shpejti një film dedikuar këngëtarit legjendar

Studioja amerikane e filmit, “Paramount Pictures”, ka bërë të ditur se do të prodhojë një film mbi jetën e këngëtarit britanik, Elton John.

Sipas kësaj kompanie, në rolin e John do të luajë aktori i njohur Taron Egerton dhe filmi do të realizohet nga Dexter Fletcher.

“Skenari është shkruar nga Lee Hall, autor i skenarit të ‘Billy Elliot. Fillimi i xhirimeve është parashikuar për këtë verë”, ka deklaruar një zëdhënës i Paramount.

Elton John, tashmë 71 vjeç, ka shitur në mbi 50 vite karrierë, më shumë se 250 milionë disqe. Ai njoftoi në fund të muajit janar se do të zhvillojë turneun e fundit botëror, i cili do të nisi prej shtatorit të këtij viti dhe do të përfundojë në 2021, duke numëruar rreth 300 data.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).