FOTO/ Trendet më të reja dhe të çuditshme nga Java e Modës në Milano

Koleksionet e reja nga stilistët italianë ndërthurin modën e viteve ’80 me pamje futuristike nga e ardhmja, që i kemi parë vetëm në serialet fantashkencë.

Që prej Gucci-t e deri tek Moncler me stilimet e tij prej Star Wars, ju prezantojmë me disa prej dizenjove më unikë dhe magjepsës që u prezantuan në Javën e Modës në Milano.

Ngjyrat neon dominojnë sfilatën. Moschino dhe Sportmax ndriçuan pasarelat me ngjyrat e tyre neon, që bien në sy direkt.

Koleksionet e Alessandro Michele të Gucci janë gjithmonë një mrekulli për sytë tanë dhe kjo javë e modës s’kishte si të zhvillohej pa të. Një prej aksesorëve që mbante një modele në dorë ishte një replikë e kokës së saj… Një kryevepër arti apo një gjë e frikshme? Sido që të jetë, ajo tërhoqi mjaft vëmendje…

Teminat po sundojnë edhe koleksionin e ri! Siç duket, ‘fiksimi’ pas teminave me ngjyra të forta në fustane apo bluza nuk ka mbaruar ende… Mjafton të shikoni dizenjot e reja që i ngelen besnike këtij trendi, që të themi të drejtën është mjaft IN.

Shalle të mëdhenj, në formën e batanijeve, u përdoren nga modelet në Milano gjatë pasarelave. Jil Sander dhe Max Mara i mbuluan modelet e tyre me këto ‘batanije’, duke i stolisur ato rreth mesit. Të rehatshme dhe të ngrohta… E kush nuk i do!

Veshjet punk-rock, mëngët e fryra dhe rrobat me pika të zeza në dizenjot e Philosphy e Vivetta na japing ndjesinë se jemi rikthyer në vitet ’80…

80s3

Drejtori ekzekutiv i Valentino, Pierpalo Piccioli i ofroi botës së modës këto fustane-xhupa që janë jashtëzakonisht të ngjashëm me pelerinat e femrave në serialin “The Handmaid’s Tale”. Të çuditshme apo jo?