Art & Kulturë

Tre aktorë në garën për drejtor të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës ka hapur konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar, pas mbarimit të mandatit të Hervin Ҫulit.

Në vijim të kësaj shpallje, aktorët Ema Andrea dhe Laert Vasili kanë njoftuar vendimin e tyre për të kandiduar për këtë post nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Facebook.

“Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës”, shkruan Laert Vasili.

“Pronar-e sallash mund të bëhet çdokush që i jep lekë i Zoti i shtëpisë, por historine qe ka kaluar ne ato salla nuk mund ta shbeje askush me koncepte tregtaresh! Problemi fillon kur nuk e sheh teatrin si institucion historik e kulturor por si salle me qera ku rendesi ka fitimi dhe jo vlera kulturore krijuese e njerezore! Teatrantet nuk jane as tulla e as tregtare (me gjithe respektin,) Ndjese per bezdine e kandidimit tim! Me vjen keq por e kam per detyre te luftoj per parimet mbi te cilat u emerova modestisht Ema Andrea ne shoqeri”, ka shkruar Andrea në postimin e saj në Facebook.

Ndërkohë, edhe aktori Genc Fuga ka shpallur kandidimin e tij për drejtor të Teatrit Kombëtar, njoftim të cilin e ka pranuar publikisht në emisionin “Zonë e Lirë”.

Momentalisht komuniteti i artistëve dhe Ministria e Kulturës janë në një gjendje të tensionuar midis njëri-tjetrit mbi vendimin për të zhvendosur Teatrin Kombëtar tek “Turbina”, veprim të cilin aktorët e kundërshtojnë fort.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).