Art & Kulturë

Trajnim “Facebook & Instagram 101”

 

Rrjetet sociale janë “një lojë”, ku nëse dëshiron të fitosh duhet të dish rregullat, çfarë ato ofrojnë dhe gjithashtu të dish të sillesh.

Trajnimi “Facebook & Instagram 101” do të të ofrojë pikërisht atë çka ti ke nevojë për të nisur mbarë në dy prej rrjeteve sociale më të përdorura në Shqipëri: Facebook dhe Instagram.

Ky trajnim organizohet nga kompania AGOG Marketing, e specializuar në marketingun e rrjeteve sociale dhe do të mbahet nga Keti Gjipali dhe Vasken Spiru. Ai do të mbahet më 7 & 8 mars 2018.

I ndarë në dy ditë (nga 3 orë) dhe 4 seksione (nga 80 min), në përfundim të trajnimit ju do të keni njohuritë e duhura për të ​ hapur tashmë faqen tuaj në Facebook, optimizuar faqen për kërkime, e shumë të tjera. Do të dini të perzgjidhni një foto, krijoni një fushatë promovimi apo të lexoni e kuptoni statistikat dhe sjelljen e ndjekësve tuaj. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të temave që do të trajtohen.

Gjatë ditës së parë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
1-Marketingun Inbound; çeljen, plotësimin e informacionit, imazhet, dhe thirrjet për veprim (CTA) në një Faqe Facebook, mjete ndihmëse etj.
2-Llojet e postimeve, tekstin, optimizimin e imazheve, taget dhe hashtaget.
Gjatë ditës së dytë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
3-Hartimi i një fushate promovuese (Objektivat, Audiencat, leximin e statistikave, njohjen e ndjekësve, sjelljes së tyre, analizimin e fushatave, përcaktimin e orareve të postimit, etj.
4-Instagram

Gjatë trajnimit folësit do të mund t’i përgjigjen edhe pyetjeve tuaja specifike.
Vendet për këtë trajnim janë të limituara, prandaj mos u mendoni dy herë për të bërë rezervimin!

Tarifa për këtë trajnim është 1900 Lekë, për të dyja ditët. Orari: 17:00-20:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).