Tradita e karnavaleve rikthehet në Gjirokastër

Tradita e karnavaleve në Gjirokastër, e ndërprerë në vitet e diktaturës u rikthye për herë të parë pas 60 vjetësh në qytetin e gurtë.

Nxënësit e shkollave, qytetarë gjirokastritë, por edhe nga qytete të tjera të vendit parakaluan në zonën muzeale me madhështi me kostumet e tyre shumëngjyrëshe duke sjellë një atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.