TKE, një shfaqje fantastike për nismën “Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje”

Të rinjtë vullnetarë i janë bashkuar nismës “Dhuro kohë, rrëmbe buzëqeshje!”, duke krijuar iniciativën së bashku me Teatrin për të dhënë një shfaqje teatrale.

Këtë të shtunë më 10 shkurt, në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të jepet një shfaqje fantastike për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Shoqëruesi special i këtij eventi do të jetë një aktor shumë i dashur. Tek TKE, në orën 09:30.