Themelohet Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Ditën e sotme në sallën Goethe të TKEKS u zhvillua një takim ku morën pjesë artistë, studiues dhe botues të ndryshëm, ku u themelua Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky institut do të shërbejë si një platformë e kërkimit dhe e shprehjes krijuese në fushën e teatrit, performancës artistike, ndikimit poetik dhe teorive mbi Teatrin Eskperimental.

Po ashtu, në këtë takim është prezantuar edhe botimi i parë i këtij instituti “Stanislavski – “Sistemi (Puna e aktorit me veten)”, i cili është përkthyer e përgatitur nga Mehmet Xhelili.

No automatic alt text available.

Qëllimi kryesor i këtij instituti të ri është ndërtimi i gjendjeve, depozitimi i kërkimeve mbi shfaqjet e veprat edukative dhe interpretuese, kultivimi i teorive radikale. Po ashtu fokus ka edhe ndërtimin e aktit artistik me një grup të gjerë shoqëror, që do të kapërcejë pengesat dhe kufizimet komerciale e kulturën e regjimit dominues.