Art & Kulturë

The Telegraph: Tirana midis 10 qyteteve me më shumë diell në Evropë

Në një artikull të shkruar nga britanikja “The Telegraph”, ku listoheshin 10 qytetet më të prekura nga rrezet e diellit në Evropë, Tirana është vendosur në vend të tetë.

Qytetet britanike janë ndër vendet më pak të ndri*uara në Evropë dhe për këtë arsye, lexuesve britanikë u rekomandohen disa qytete evropiane për t’u relaksuar nën rrezet e diellit.

Rezultatet janë marrë nga website “Current Results”, ku mbi informacionet e të cilit, është bërë një listë me 10 destinacionet që kanë më shumë orë dielli në vit. Malta renditet në vendin e parë me 2957 orë diell në vit, ndërsa Tirana është vendosur në vend të tetë.

Në artikull theksohet se duke patur parasysh hendekun e madh mes paundit dhe euros, tani është koha e duhur që anglezët të vizitojnë vendet e Evropës pa shpenzuar shumë para.

10 qytetet më me diell në Evropë

Valeta, Maltë – 2 957 (orë diell në vit)

Marsejë, Francë – 2 858

Lisbonë, Portugali – 2 799

Madrid, Spanjë – 2 769

Athinë, Greqi – 2 771

Nisë, Francë – 2 724

Monako – 2 724

Tiranë, Shqipëri – 2 544

Barcelona, Spanjë – 2 524

Podgorica, Mali i Zi – 2 480

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).