Art & Kulturë

Tërhiqu ose Pushtojmë Teatrin!

Ditëve të fundit qeveria ka lëshuar një projektligj për votim në parlament i cili i hap rrugë zaptimit të pronës publike të Teatrit Kombëtar duke ja falur atë privatit dhe duke realizuar dhe prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në këto kushte është bërë e nevojshme mbrojtja fizike e objektit të Teatrit Kombëtar dhe të pronës publike nga zaptuesit e veshur me pushtet.

I bëjmë thirje qeverisë të tërhiqet nga prishja e Teatrit Kombëtar dhe zaptimi i pronës publike. Duke pare natyrën urgjente të zhvillimit të ngjarjeve në datë 15 qershor ora 19:00 ditën e premte, në Teatrin Kombëtar do të vendoset një mburojë njërzore e cila do të qëndroj 24 orë në 24 me një afat të pa përcaktuar.

Teatrin s’e prish dot!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).