Tech Camp Tirana

Shoqata Together for Life, me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo dhe FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova organizon Tech Camp Tirana me temë: “Si të luftojmë korrupsionin në shëndetësi”.

TFL ju fton të merrni pjesë në seminarin 2 ditor, i cili ka si qëllim të nxisë të rinjtë në hartimin e ideve për luftimin e korrupsionit në shëndetësi përmes përdorimit të teknologjisë.

Projekti synon të informojë pjesëmarrësit mbi mënyrat e aksesit në informacionin online në sektorin e shëndetësisë. Të pranishmit do të nxiten dhe mbështeten për hartimin e prezantimin e 3 ideve konkrete për të luftuar korrupsionin në shëndetësi.

Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të institucioneve, gazetarë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

Tech Camp Tirana do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 Qershor në ambientet e librarisë Tirana Times.
– 21 Qershor – 14:00-17:30
– 22 Qershor – 09:00-14:10

Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet konsiderohet nga “Together for Life” si një kontribut i çmuar për rritjen e aksesit në informacion në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj