Teatri i Operës dhe Baletit sezon artistik online

Teatri i Operës dhe Baletit do të nisë sezonin artistik online. Institucioni shprehet se do të jetë një sezon artistik online, me një program që përmban opera, koncerte, balet, etj.

Teatri i Operës dhe Baletit ashtu si dhe të tjerë institucione për shkak të gjendjes në vend me koronavirusin pezulloi aktivitetin artistik për publikun në skenë. Por tashmë institucioni bën me dije se do të nisë sezonin online, për të cilin artistët po zhvillojnë provat në shtëpitë e tyre për të përcjellë programin muzikor. “Sezon artistik online ndiq “Opera me pizhama”, prej datës 11 prill, opera, balet, koncerte, performanca-soul”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ( TKOBAP).