Art & Kulturë

Të shtunën Cirku më i Madh në Europën Qendrore vjen në Amfiteatër

Amfiteatri i Tiranës pret më 19 tetor, ditën e shtunë, ora 19:30, Cirkun e Budapestit, i njohur dhe si Cirku më i madh në Evropën Qendore.

Hyrja në Teatrin e Hapur do të jetë e lirë, ndërsa Cirku i kryeqytetit të Hungarisë premton për publikun e Tiranës një performancë, ku do të ndërthuren artistikisht bukur letërsia, opera, muzika, kërcimi dhe shfaqja teatrale. Performanca “Gentle Touch of Freedom” është mundësuar nga Ambasada Hungareze në kuadër të Vitit Memorial “30 Vjetori i Lirisë”.

Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, trupa e Cirkut të Budapestit synon të sjellë tek spektatorët eksperiencën e lirisë. Cirku i Budapestit është një nga më të famshmit në Evropë dhe sjell shfaqje të akrobacisë, akt piramidash, diabolo, ekuilibër, balancues në lartësi, kalim i litarit, skena spektakolare me kafshë, kllounë dhe shumë shfaqje prestigjoni

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).