Të kesh një qen ju bën mirë për shëndetin tuaj. Zbuloni pse!

Qentë jo vetëm që janë shokët më të ngushtë të njeriut, por nga një zbulim i fundit, ata përmirësojnë edhe shëndetin e pronarit të tyre, duke parandaluar sëmundjet e ndryshme!

Sipas një studimi suedez, i cili u zhvillua mbi 3.4 milionë njerëz që kishin një qen, midis moshës 40 – 80 vjeç për 12 vjet rresht, rezultoi se këta persona kishin 23% më pak shanse për të vdekur nga ndonjë sëmundje zemre apo nga sëmundje të tjera.

Por, përse ndodh kjo? Pronarët e qenve e përballojnë më mirë stresin, kanë një aktivitet më të madh fizik si pasojë e shëtitjeve të shumta që bëjnë me qenin dhe kanë nivele të ulta kolesteroli.

Tove Fall, një epidemologjist dhe personi që ishte në krye të këtij studimi, deklaroi se të paturit një qen kishtë një efekt pozitiv sidomos tek njerëzit që jetojnë vetëm.

“Kur dikush ka një qen ai nuk ndihet kurrë vetëm. Një qen të inkurajon që të dalësh shëtitje, edhe nëse nuk do, ata ju ofrojnë mbështetje sociale dhe dashuri. Nëse keni një qen, do të keni më shumë interaktivitet me njerëzit.”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe Instituti Amerikan i Zemrës lëshoi një deklaratë në vitin 2013, e cila tregonte reduktimin e sëmundjeve të zemrës tek njerëzit që kishin qen. Kjo kafshë shtëpiake ul nivelin e depresionit dhe izolimit, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me sëmundjet kardiovaskulare.