Art & Kulturë

Të bashkuara për një koncert, katër këngëtare të njohura shqiptare ngjiten në Pallatin e Kongreseve

Disa nga zërat më të njohur dhe më të dashura për publikun shqiptar, Besa Kokëshima, Eneda Tarifa, Irma Libohova dhe Rovena Dilo, janë bashkuar për të sjellë një super koncert në kryeqytet.

Secila prej tyre ka një repertor të shkëlqyer muzikor, ku numërojnë disa hite dhe arritje të ndryshme në fushën muzikore.

Koncerti i tyre do të mbahet më 16 maj në Pallatin e Kongreseve, duke bërë bashkë si asnjëherë më parë disa artiste femra të arrira, të cilat do të shoqërohen nga Orkestra Simfonike nën drejtimin e Elton Dedës. Ndërkohë, biletat do të dalin në shitje që prej datës 21 prill.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).