Takim me përkthyesin Bajram Karabolli

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kësaj rradhe kemi përzgjedhur një autor që ka vetëm dy vepra dhe që u kthye në një mit letrar me heshtjen e tij.

Juan Rulfo (1918-1986) është një nga figurat më të mëdha të letërsisë hispano-amerikane të shek.XX. Vetëm me dy vepra letrare (Rrafshina në flakë, 1953 dhe Pedro Paramo,1955), ai ushtroi një ndikim të fuqishëm në letërsinë e gjuhës spanjolle në mesin e shekullit. Në vitin 1983 mori çmimin e madh të letërsisë Princi i Asturias. Në emrin e shkrimtarit, në Meksikë jepen dy çmime letrare.
Bajram Karabolli si një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë hispanike, ka sjellë në shqip veprën e plotë të Rulfos dhe do të jetë i pranishëm në takimin letrar ditën e shtunë, datë 30 shtator, ora 17.00.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Andrra”, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.