Një komedi e trishtë, “Babai”, trajton një subjekt real të ditëve tona, ku mosha e tretë ndodhet para një udhëkryqi zgjedhjesh, nëse do t’i kaloj ditët e mbetura krah fëmijëve apo në azil.
Vepra “Babai” shkruar nga autori i njohur Florian Zeller vjen nesër premierë në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Këtë herë regjisori Spiro Duni sjell një vepër që është shfaqur me sukses dhe në skenat e botës, dhe për teatrin në Elbasan premton të jetë këto vitet e fundit shfaqja më e bukur. […]