Pas një serie fotosh, që tregojnë aktorët e kësaj drame komplet të transformuar, më në fund “Makbeth” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar më 9, 10 e 11 mars, ora 19:00.
“Vend i mjerë, trembet kur sheh veten/ E kishim nënë dhe na u bë varr!/Ku s’qesh veç buza e ndonjë të marri.” Këto rreshta të Makbethit shprehin forcën e kësaj tragjedie që vijon të vendoset në skenë prej kaq vitesh.