Me synimet më të këqija nga Botimet Morava

E përditshmja italiane e quajti librin “Me qëllimet më të këqija”, një roman të rrezikshëm. “Që në titull,- shkroi La Repubblica,- ky libër i guximshëm shpalos frymën e zjarrtë luftarake dhe ikonoklastike që e përshkon atë”.

Danieli është trashëgimtari tridhjetetrevjeçar i pasurive të familjes Sonnino, e cila është një familje e pasur hebreo-italiane që provoi shkëlqimin dhe rrënimin përgjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimshekullit XXI, çka na dhuron sfondin e larmishëm të kësaj tragjikomedie të spikatur. Danieli ka trashëguar pasionet ekstravagante të gjyshit dhe servilizmin e babait, si dhe mënyrën e tepruar të sjelljes së klasës së tij shoqërore. Ai është gjithashtu viktimë e një përuljeje të zymtë ndaj Gajës, burim i fantazive të tij erotike.

Ky roman është i krahasueshëm me veprat e Philip Roth-it dhe Saul Bellow-t. Një sagë e guximshme dhe e larmishme për ritualin dhe lirinë, dashurinë dhe luftën, seksin dhe tradhtinë, e vendosur në lagjet e pasura të Romës bashkëkohore.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj