Studiuesi Qiriazi vjen me një libër për Shqipërinë: Ky muze i madh i trashëgimisë natyrore

Studiuesi i njohur shqiptar, Perikli Qiriazi, ka shkruar një vepër që përmban vlera të veçanta për trashëgiminë natyrore të vendit tonë.

Me titullin “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” (Vlerat, rreziqet dhe menaxhimi), ky libër është një botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe përfshin në vetvete vlera natyrore e kulturore që përcillen brez pas brezi.

Sipas studiuesit Qiriazi, kur pjesë e saj janë vlera të mjedisit natyror, kemi të bëjmë me trashëgimi natyrore, ndërsa kur bëhet fjalë për vlera materiale e shpirtërore të shoqërisë, kemi trashëgimi kulturore. Ndërsa kur trashëgimia natyrore është vlerë e rrallë në shkallë ndërkombëtare, cilësohet “trashëgimi botërore”.

Image result for shqiperia turistike

Ja disa fjalë që autori ka thënë mbi këtë libër dhe përmbajtjen e tij:

“Midis 1073 siteve (korrik 2017) të kësaj liste me dinjitet të plotë dhe vlera unike, qëndrojnë sitet nga vendi ynë dhe nga hapësira gjeografike shqiptare jashtë kufijve tanë politikë:Rajca dhe gashi me pyje primarë dhe të vjetra ahu të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Europës; Butrinti; Gjirokastra; Berati;rajoni i liqenit të Ohrit dhe kompleksi i manastireve dhe i kishave mesjetare në Kosovë. Krahas tyre janë shpallur:

Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë –Ohër, e para rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni që iu bashkua rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës dhe katër ligatina të kategorisë ndërkombëtare Ramsar:Laguna Karavasta-Pisha e Divjakës, Liqeni i Shkodrës-lumi Buna; kanali i Cukës –Butrint-Kepi i Stilit dhe kompleksi natyror i liqeneve të Prespave, me sipërfaqje të përgjithshme 98180 ha, baras me 3,4 të territorit të vendit tonë (2013)”, shkruan studiuesi Qiriazi në parathënien e këtij botimi. Sipas tij, në regjistrin e UNESCO_s “Kujtesa e Botës” janë regjistruar si vlera të kulturës sonë dokumentare kodikët e Beratit dhe Isopolifonia shqiptare”.