Art & Kulturë

Statuja e Zeusit e gjendur në Apolloni përfundon në kopertinën e revistës amerikane

Revista e njohur “Archaeology” në numrin e saj për muajin janar/shkurt 2018 ka zgjedhur të ketë si foto kryesore kopertine, statujën prej bronxi të Perëndisë Zeus, që është zbuluar në  Apolloni, Fier.

Një nga titujt kryesor të kësaj reviste, që gjendet në kopertinë, është “Albania: A Road Trip Through Time” (Shqipëria: Një udhëtim në kohë), një artikull, i cili shpalos gjetjet arkeologjike në vendin tonë dhe zonat që përmbajnë atraksione natyrore e historike për turistët.

Kjo revistë është shumë e njohur për artikujt e saj në lidhje me arkeologjinë dhe lexohet prej mijëra personave. Përfshirja e Shqipërisë në një prej numrave të saj, identifikon pasuritë e shumta historike të vendit tonë dhe njohjen e tyre, gradualisht, nga e gjithë bota.

Në qytetin antik të Apollonisë, janë bërë edhe shumë gjetje të tjera të Zotëve të mitologjisë greke, si: statuja që përfaqësojnë Poseidonin, Perëndinë e Oqeanit, kjo pasi ilirët besonin tek ta.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).