Spinaq në furrë me kërpudha dhe beshamel

PËRBËRËSIT: 500 g spinaq, 300 g kërpudha, 1 qepë e kuqe, 100 g pançetë, 500 ml beshamel, 100 g djathë kaçkavall kripë, piper, gjalpë.

PËRGATITJA: Skuqim pançetën në tigan, derisa të humbasë të gjithë yndyrën,shtojmë qepën e prerë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pastrojmë dhe presim kërpudhat në feta dhe i shtojmë te qepa dhe pançeta. Në fund, hedhim spinaqin e prerë dhe e gatuajmë derisa të ulë volumin. Lyejmë një tavë me gjalpë,shtrojmë pak beshamel, spinaqin, djathin e copëtuar, përsëri beshamel dhe sipër tij djathë dhe e pjekim për 20 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.