Art & Kulturë

Sot mbahet eventi i edicionit të dytë të Superbrands Albania

Vlerësuesi i brendeve më të njohura dhe më të mira në vend, Superbrands Albania, do të mbajë ditën e sotme më 8 shkurt, mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për edicionin e dytë të tij.

Në këtë event, që do të zhvillohet tek The Plaza Hotel në orën 19:00, do të jenë përfaqësues të disa prej kompanive më të mira në Shqipëri, të cilat janë vlerësuar si Super Brande për aktivitetin në fushën përkatëse të biznesit, për vitin që lam pas, 2017.

Kompanitë që janë vlerësuar me këtë çmim janë konkretisht: Agna Group, Adex Courier & Logistics, Ami Event, Ҫelësi Media Group, Ҫobo Winery, Conad Albania, Dragon Heart, Edil al, EHW, Enza Home, Eurosig, F&M Reklama, Glina, Global Travel, The Plaza Tirana, Insifa, Lufra, Pascucci, Pepsi, Pierre Cardin Home, Artistic Pirro Jewellery, Prosound, Qafshtama, Rejsi Farma, Sophie, Stela, Telecom. Partnerët: DMT (Dynamic Media), Vizion Plus, Viprint.

Por çfarë është Superbrands dhe si bëhet një kompani Superbrand?

Superbrands është autoriteti ndërkombëtar i vlerësimit të brendeve, i cili operon që prej vitit 1994 duke lançuar programet që identifikojnë dhe bëjnë publike markat më të mira në treg të një shteti të caktuar.

Këto brende zgjidhen nga një këshill i pavarur dhe vullnetar, i cili përbëhet nga pjestarë që janë ekspertë në fushën e marketingut të komunikimit e brendimit, si edhe ekspertë nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. Më pas, kompanitë që vlerësohen më lart nga këshilli, bëhen pjesë e Superbrands.

Në Shqipëri ky është edicioni i dytë i Superbrands, me zhvillimin e edicionit të parë në 2016.

Ҫfarë e bën një kompani apo një produkt lider në treg? Për çudi, nuk ka të bëjë me kualitetin e produktit apo madhësinë e buxhetit që ka në dispozicion departamenti i marketingut. Por, ka të bëjë me të qënurit i pari në skenën publike, jo vetëm në treg, por edhe në mendjen e konsumatorëve/ klientit.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).