Art & Kulturë

Sot, 79 vite që prej lindjes së Princit Leka Zogu I

Djali i vetëm i Mbretit Zogu I dhe Mbretëreshës Geraldinë, Leka lindi më 5 prill të vitit 1939 në Tiranë.

Përgjatë jetës së tij, ai jetoi dhe vizitoi shumë vende, duke përfshirë këtu Britaninë, Afrikën e Jugut, Egjiptin, Spanjën e për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë, pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve 2000. I vetmi trashëgimtar i familjes mbretërore është djali i tij, Princ Leka Zogu II.

Image result for Leka Zogu I

Princ Leka I me djalin e tij, Leka Zogu II dhe gruan e tij, Elia Zaharia

Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.

Image result for Leka Zogu I

Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Related image

Princ Leka I me mamanë e tij, Mbretëreshën Geraldinë

Pas rikthimit të tij në Shqipëri, Mbreti Leka I vizitoi qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë, ku pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, si në Burrel, ku numëroheshin 15.000 vetë, Burgaet 12.500, Shkodër 25.000, Tiranë 20.000 vetë, etj.

Mbreti Leka I ndërroi jetë më 30 nëntor 2011 në Tiranë,

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).