Art & Kulturë

Sot, 33 vjet që prej vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha

I njohur ndryshe si “Shoku Enver” dhe “Xhaxhi Enver”, ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë që prej vitit 1944 deri në vdekjen e tij më 11 prill 1985.

Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 e deri në vdekjen e tij, ai shërbeu herë pas here siç ishte nevoja, si Kryeministër i vendit dhe ministër i jashtëm e i mbrojtjes.

Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 1908, ku punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, ai u përjashtua prej punës pasi refuzoi t’i bashkohej Partisë Fashiste Shqiptare të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj.

Enver Hoxha kur ishte mësues

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua edhe nga eleminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete).

Image result for enver hoxha

Gjithashtu, diktatura komuniste u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal. Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikete e ideologjisë anti- revizioniste Marksizëm-Leniniste.

Enver hoxha 3.jpg

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ku ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, duke e rënduar akoma shumë shëndetin e tij.

Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 dhe vdes më 11 prill 1985.

Në një ceremoni madhështore, Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).