Art & Kulturë

Sot, 103 vite që prej nënshkrimit të Traktatit të fshehtë të Londrës

Më 26 prill 1915, u mbajt Traktati i fshehtë i Londrës, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një marrëveshje e fshehtë e përfunduar midis fuqive të Atlantës dhe qeverisë italiane për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Sipas pikës 5 të këtij Traktati, bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug, përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi.

Image result for Traktati i fshehtë i Londrës

Sipas pikës 6, Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë, ndërsa Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipqërinë e Mesme do të formohej shteti autonom shqiptar. Ky shtet, do të ishte nën protektoratin e Italisë.

Megjithatë, traktati u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjes.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).