Sopranoja shqiptare: “I urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim!”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

 

Elbenita Kajtazi është sopranoja nga Kosova, e cila po korr sukses në skena të mëdha operistike në botë, kryesisht duke performuar në Gjermani.

Megjithatë, ditën e sotme, ajo është shprehur e revoltuar kundër udhëheqësve politik të Kosovës për mospërmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave.

Sipas Elbenitës, të pasurit e një pasaporte kosovare e ka kufizuar atë në karrierën e saj, duke i sjellë humbjen e shumë shanseve të mira pune.

Lexoni më poshtë reagimin e saj të plotë:

Sot, si ansjëherë më parë urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim të dashur Kosovës , sot e mërzitur nuk ndihem aspak krenare për vendin që kam lindur !
Prindërve të mij sot iu refuzua viza për Amerikë pa kurfar arsye , edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe normal parat që paguan dyt nuk u kthyen… !! Ju politikan që shetitni gjithë botën jazëk ju qoft që mbani të gjithë popullin e Kosovës të izoluar!
Për shkak të pasaportës Kosovare që unë posedoj kam humbur disa nga shancat më të mrekullueshme për të kënduar në disa shtëpi operistike botërore , sepse duhet të mirresha me dokumenta!
Ndjehem e frustruar e e mërzitur jashtëmase shumë sot! Do ta dua vendin tim me shpirt gjithmonë por edhe do jem e stërlumtur kur të posedoj pasaportën Gjermane , që më jep liri udhëtimi në gjithë botën!”

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.